Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të dielën se ai kundërshtoi një armëpushim “të menjëhershëm” në Rripin e Gazës, pasi thirrjet shumëfishohen globalisht për të ndalur konfliktin e shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit ndaj Izraelit.
“Unë nuk mendoj se thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm ose pauzë të gjatë – që do të përbënte të njëjtën gjë – janë të drejta,” tha Scholz në një debat të organizuar nga e përditshmja rajonale gjermane Heilbronner Stimme, raporton Agence France-Presse.
“Kjo do të thotë se në fund të fundit Izraeli i lë Hamasit mundësinë e rikuperimit dhe marrjes së raketave të reja”, shtoi ai, duke bërë thirrje për “pauza humanitare”.
Qëndrimi i Scholz bie ndesh me shumë vende arabe, Emmanuel Macron të Francës dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të takohet me liderin gjerman në Berlin javën e ardhshme.