Kryeministri i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka pritur në takim presidentin e rizgjedhur të Francës Emmanuel Macron.
Në Berlin, Scholz dhe Macron temë të bisedës e kanë pasur edhe Ballkanin Perëndimor.
Në njoftimin zyrtar të Kancelarisë gjermane thuhet se po punohet për kapërcimin e bllokadave ekzistuese.
Kancelari gjerman tha se kjo duhet të bëhet në interes të arsyes gjeostrategjike.
“Ne i qëndrojmë premtimit tonë për anëtarësim. Bllokadat ekzistuese duhet të kapërcehen në interes të përgjegjësisë evropiane dhe arsyes gjeostrategjike” – tha Scholz.
Ai e ka uruar rizgjedhjet e Emmanuel Macronit, në krye të shtetit francez.
Në takim po ashtu u tha se Ukraina i përket Evropës.
“Në këto zgjedhje, Franca ka zgjedhur qartë Evropën. Kjo është një shenjë e mirë. Ne të dy kemi qenë dakord për një kohë të gjatë: vendet tona mund të përballojnë me sukses sfidat e mëdha të kësaj kohe vetëm nëse veprojmë së bashku në kuadrin e një Evrope të fortë dhe sovrane. Ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë së bashku. Dhe mezi po e pres veçanërisht këtë”.
Siç thekson Scholz partneriteti franko-gjerman është më i rëndësishëm se kurrë sot.
“Si një gur themeli, si një motor dhe si një burim frymëzimi për projektin evropian dhe për të ardhmen e Evropës”.
Ndryshe, kancelari gjerman Olaf Scholz, më 4 maj e kishte pritur në takim edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Njoftimin e plotë nga qeveria gjermane mund ta gjeni: KËTU