Scholz tregon mënyrat se si ti bind partnerët për heqjen e vizave

Scholz tregon mënyrat se si ti bind partnerët për heqjen e vizave

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, thekson se Bashkimi Evropian duhet të bëjë punën e saj sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët.

Scholz, mes tjerash, thotë se bashkë me partnerë po angazhohet.

“Bashkimi Evropian duhet të bëjë punën e saj për liberalizimin e vizave. Unë me partnerë jemi duke u angazhuar për këtë. Ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejt pasi kushtet janë plotësuar. Ne po flasim me partnerët tanë në mënyrë që t‘i bindim edhe ata siç jemi bindur ne”, ka thënë Scholz.

Tutje, Scholz thotë se Kosova si partnere qëndron në anën e bashkësisë ndëkombëtare.

“Krahas marrëdhënieve tona, ne biseduam për liberalizimin e vizave që po mungon si dhe pozicionimin e Kosovës karshi agresionit rus në Ukrainë. Kosova si partnere e besueshme qëndron në anën e bashkësisë ndërkombëtare. Kemi biseduar për Procesin e Berlinit, dëshiroj që bashkë me partnerët tanë ta rijetësojmë atë këtë vit dhe këtë vjeshtë do të ftojë një konferencë në Berlin”, tha ai.

Related Articles