Scholz: Vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet përgjigje për perspektivën evropiane

Scholz: Vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet përgjigje për perspektivën evropiane

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’iu jepet një përgjigje definitive sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.

Scholz, në një intervistë në televizionin gjerman ZDF, tha se BE-ja është një bashkësi që u takon vendeve demokratike.

“Bashkimi Evropian është një bashkësi që u takon vendeve demokratike që kanë si parim tregun e lirë dhe një sistem të qëndrueshëm të rregullave. Është koha që vendeve të Ballkanit Perëndimor, që kanë interes për t’iu bashkuar BE-së, t’iu japim përgjigje për perspektivën për të cilën bisedohet për një kohë të gjatë”.

Ai shtoi se tani tema kryesore është Ukraina duke shtuar se duhet të ndalet lufta dhe të mos eskalojë tutje që të shmanget vdekja e miliona njerëzve.

“Tani çështja kryesore është që të mos lejojmë që lufta në Ukrainë të eskalojë edhe më tutje, që të shmangim vdekjen e miliona njerëzve. Gjithashtu edhe që për Ukrainën të krijohet një perspektivë e mirë e zhvillimit, në mënyrë që ky vend të mos shkatërrohet plotësisht”./GazetaEnigma/

Related Articles