Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka hasur në vështirësi derisa po lexonte përkthimin që ishte bërë me shkrim një projektligji, raporton Gazeta Blic.
“S’di kush e ka përkthy në mënyrë kaq kreative këtë projektligj” ka thënë Konjufca duke shkaktuar të qeshura në Kuvend, pasi i njëjti nuk ishte perkthyer që të kuptohej mirë
Kryetari Konjufca është rikthyer sot në Kuvend pasi disa ditësh mungesë si pasojë e lëndimit.