Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin për të votuar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në orët e fundit të balotazhit.
“Tash janë edhe më pak se 4 orë nga përfundimi i votimeve sot. Lëvizja VETËVENDOSJE! ju fton që të niseni drejt e te klasa ku e keni të caktuar vendvotimin tuaj. Së bashku me të gjithë familjen. Sepse sot votojmë të gjithë. Me krejt familjen. Votojmë për komunën tuaj, për qytetin dhe lagjet tona,” thuhet në njoftimin e partisë.
Partia gjithashtu i ka inkurajuar qytetarët që të ftojnë miqtë dhe të afërmit e tyre për të votuar, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e vendit.
“Ftoni miqtë dhe mikeshat, shokët dhe shoqet pasi të keni votuar ju me familjen. Sa më shumë që votojnë aq më mirë. Çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë dhe të ardhmen tonë,” shkruan Vetëvendosje.
Postimi përfundon me një thirrje për pjesëmarrje masive.
“Mos ta lemë vendimin tek të tjerët. Duhet të bëhemi pjesë e votimit sot së bashku, vajza e djem, burra e gra”.
