Trajneri Thomas Tuchel dhe mbrojtësi Thiago Silva kanë përjetuar ndjenja të ndryshme brenda një viti me dy skuadra të ndryshme, raporton Gazeta Enigma.
Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.
Ky triumf i Bluve erdhi i gjithë si meritë e trajnerit gjerman, Tuchel, i cili erdhi vetëm para pesë muajve dhe krijo gjithçka deri tek fitimi i Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, Tuchel deri tek gëzimi erdhi pas një dëshpërimi të madh në sezonin e kaluar, ku humbi pikërisht në finalen e Ligës së Kampionëve.
Tuchel sezonin e kaluar ishte trajner i Paris Saint-Germain dhe u mposhten në finale nga Bayern Munichu.
Pjesë e humbjes së PSG-së, së bashku me Tuchelin ishte edhe mbrojtësi brazilian, Silva, i cili tani është pjesë e Chelseat.
Dy fotografi të tyre, Tuchelin dhe Silvas, njëra në humbjen e finales së vitit të kaluar dhe tjetra në këtë finalen e fituar tani po bëjnë xhiron e botës.
“Së bashku në humbje dhe së bashku në fitore”, është titulli më adekuat i këtyre dy fotografive./Gazeta Enigma/