Së paku tetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në Komoran

Së paku tetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në Komoran

Këtë të hënë gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident trafiku te ura në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas raportimeve në media nga aksidenti mes gjashtë veturave në Komoran kanë mbetur të lënduar së paku tetë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se në vend të ngjarjes përveç policisë kanë dalë ekipet e emergjencës dhe njësia e zjarrfikësve.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, tha Hoxha.

Tutje, ai u shpreh se policia po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor.

Related Articles