“Së pari vendi, pastaj politika”, Ambasada gjermane përkrah protestën para Kuvendit të Kosovës

“Së pari vendi, pastaj politika”, Ambasada gjermane përkrah protestën para Kuvendit të Kosovës

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka përkrahur protestën e Shoqërisë Civile të mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës, lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni.

Nga Ambasada thanë se institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë dhe Kosova “ka nevojë për një Kuvend funksional dhe qeveri që ofron rezultate”.

Ambasada citoi kreun Jorn Rohde, i cili shpesh ka deklaruar: “Së pari vendi, pastaj politika”.

“Është përgjegjësi kolektive e të gjithë deputetëve të zgjedhur dhe partive të tregojnë lidership, të angazhohen në dialog kuptimplotë dhe kompromis në frymën e Kushtetutës. Mandatet demokratike vijnë me llogaridhënie. Le të ecim përpara – për stabilitet, për progres dhe për popullin”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Related Articles