Së shpejti një takim mes të zyrtarëve të ShBA-së dhe Izraelit për të diskutuar Rafah-un

Së shpejti një takim mes të zyrtarëve të ShBA-së dhe Izraelit për të diskutuar Rafah-un

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, foli të dielën me homologun e tij izraelit, Tzachi Hanegbi, rreth shqetësimeve në lidhje me një ofensivë të mundshme në Rafah.

Ata u morën vesh që të organizonin së shpejti një takim personal të zyrtarëve të ShBA-së dhe Izraelit për të diskutuar Rafah-un dhe çështje të tjera.

“Sullivan përsëriti shqetësimet e kahershme të presidentit Biden mbi potencialin për një operacion të madh tokësor ushtarak në Rafah”, tha Shtëpia e Bardhë.

Ai me Hangebin diskutoi alternativat ndaj një pushtimi të qytetit “për të siguruar humbjen e Hamasit kudo në Gaza”.

“Z. Hanegbi konfirmoi se Izraeli po merr parasysh shqetësimet e SHBA-së”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN.

Related Articles