Basha: Seanca e buxhetit mbyllet për sot, por mbetet e hapur nëse kemi ndryshim të qëndrimeve

Basha: Seanca e buxhetit mbyllet për sot, por mbetet e hapur nëse kemi ndryshim të qëndrimeve

Kryekuvendari Dimal Basha e ka mbyllur seancën e sotme për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen.

Ai tha para deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin të vetmit të pranishëm në seancë, se ajo mbetet e hapur nëse ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve të partive politike.

“Iu bëj thirrje të gjitha subjekteve politike, që t’i bashkëngjiten deputetëve që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje që janë me rëndësi për qytetatët e Republikës”, tha ai.

Kjo seancë u bojkotua nga ish-partitë opozitare: PDK, LDK, AAK dhe Nisma.

Related Articles