Seanca e parë ndaj Pjetër Shalës në Speciale – akuzohet për krime lufte

Seanca e parë ndaj Pjetër Shalës në Speciale – akuzohet për krime lufte

Ish ushtari Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë të hënë në ora 15:00 paraqitet në Speciale.

Ai ishte arrestuar në Belgjikë dhe më pas ishte transferuar në Hagë.

Shala akuzohet për krime lufte gjegjësisht për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas prokurorisë këto krime janë kryer përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paraqitja e parë e Shalës do të mbahet në seancë publike.

Gjatë paraqitjes së parë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake siguron respektimin e të drejtave të akuzuarit, përfshirë të drejtën për përfaqësim ligjor dhe se i akuzuari i kupton akuzat kundër tij ose saj.

Related Articles