Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për në të martën, më 17 qershor, në orën 11:30
Shtyrja erdhi për shkak të mungesës së biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe nuk mund të marrë pjesë në seancë.
Veliaj ndodhet në paraburgim që nga muaji shkurt dhe pritet që procesi gjyqësor të vijojë me datën e re të caktuar.