Seanca për Qeverinë, Abdixhiku: VV-ja do shfaqje teatrale, do ua japim

Seanca për Qeverinë, Abdixhiku: VV-ja do shfaqje teatrale, do ua japim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se nga seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re, nuk presin asgjë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur qysh herët që nuk i ka numrat, por siç tha ai, kjo parti ka vendosur të shfrytëzojë edhe 15 ditë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Abdixhiku tha se VV po bën shfaqje teatrale, derisa shtoi se do t’ua japin një të tillë.

“Sot, LDK-ja nuk pret asgjë, përveç faktit të konfirmimit që janë humbur 15 ditë, duke e ditur dhe pritur rezultatin e njëjtë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur që nuk i ka numrat, e ka ditur që e kemi një krizë, e kemi paralajmëruar që kemi një krizë, dhe sërish kanë vendosur që të na i shfrytëzojnë 15 ditë”, tha Abdixhiku.

“Gjithë ky shpenzim kohe është bërë për një qëllim, për shfaqje teatrale. Dhe nëpërmjet një shfaqje teatrale të tillë me disa kundërshtarë imagjinarë, përgatitën material për fushatë elektorale”, tha ai.

Pos tjerash, i pari i LDK-së tha se asnjë parti nuk është kontaktuar nga pushtetit qendror, për të arritur një marrëveshje politike.

Related Articles