Seanca për vizat: Ukë Rugova, Astrit Haraqija dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Seanca për vizat: Ukë Rugova, Astrit Haraqija dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Ish-deputeti Ukë Rugova, ish-ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Astrit Haraqija, si dhe tre të tjerët, Florjan Petani, Qefser Baholli dhe Izet Beqiri, të akuzuar për krim të organizuar lidhur viza italiane, edhe një herë tjetër janë deklaruar të pafajshëm.

Në seancën e shqyrtimit kryesor që po mbahet sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të akuzuarit edhe një herë tjetër kanë mohuar fajësinë për akuzat që u vihen në barrë.

Kështu, seanca e shqyrtimit kryesor është duke vazhduar me fjalët hyrëse të palëve në procedurë.Ndryshe, 14 janari 2020 është data kur për herë të fundit u mbajt gjykimi ndaj këtyre të akuzuarve.

Kjo lëndë, më pas ishte caktuar te gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, e cila nuk kishte caktuar asnjë seancë në vitin 2018, pasi sipas saj, ky rast nuk ishte prioritet për gjykatën. Me qenë se lënda ishte transferuar te gjykatësit vendorë, në janar të vitit 2018, përpjekja e parë për mbajtje të seancës ishte bërë pas një viti, përkatësisht në janar të vitit 2019, mirëpo kjo seancë kishte dështuar në mungesë të katër të akuzuarve.

Related Articles