Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, të pranishëm babai dhe vëllai i viktimës

Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, të pranishëm babai dhe vëllai i viktimës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot u mbajt seanca fillestare ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

I akuzuari Naim Murseli është deklaruar “plotësisht i pafajshëm” në rastin e vrasjes së Liridona Ademjat, ndërsa dy të akuzuarit tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë mbrojtur në heshtje, shkruan Gazeta Enigma.

Ndërkaq, Tom Dodaj u deklarua ne mënyrë vullnetare i fajshëm.

Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, sot kanë marrë pjesë edhe babai dhe vëllai i të ndjerës, të cilët po ndjekin nga afër gjykimin./GazetaEnigma/

Related Articles