Ganimete Musliu e Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar se opozita duhet të mendojnë mirë hapat që do t’i marrin gjatë kësaj jave, raporton Gazeta “Enigma”.
Musliu tutje ka theksuar se secili kryetar i partive opozitare që pranon koalicion me Kurtin, e pranon se elektorati i tyre sipas saj është “hajvanat”.
“Secili kryetar i partive opozitare që e pranon një koalicion me Albin Kurtin, e pranon se elektorati i tyre është hajvanat. Prandaj le të mendojnë mirë për hapat që do t’i marrin gjatë kësaj jave”, shkruan Musliu në Facebook. /Gazeta Enigma/