Gazetari Idro Serferi ka thënë se sa i përket situatës në veri të Kosovës, është mjaft e tensionuar dhe se kjo gjë po diskutohet edhe në mediat serbe.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ai ka theksuar se po flitet për një mbyllje totale të kufirit në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Po të paktën në media duket një situatë mjaft dramatike rreth mbylljes së shkollave dhe situatës që është krijuar në veri. Pra flitet për një mbyllje totale edhe të kufirit në Jarinjë dhe Bërnjak”.
“Unë në fakt jam nisur për të shkuar në veri të Kosovës, por jemi detyruar që të shkojmë përmes kufijve tjerë dhe përmes Prishtinë dhe jo në pjesën veriore për shkak se është e pakalueshme përveç në disa zona nëpër fshatra”.
“Ajo që në Serbi gjatë gjithë ditës është raportuar është tensionimi i situatës. Ka qenë një deklaratë e përfaqësueseve të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka bërë thirrje që serbët duan paqe, por kërkojnë lirimin e të arrestuarit, të policit që u arrestua për sulm në qendrën e KQZ-së”.