Seferi: Situata me barrikada në veri mund të vazhdojë edhe pas vitit të ri (VIDEO)

Seferi: Situata me barrikada në veri mund të vazhdojë edhe pas vitit të ri (VIDEO)

Gazetari Idro Seferi e ka komentuar sot protestën e mbajtur nga serbët në veri të Kosovës.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ai ka treguar se kjo protestë është përcjellë me vëmendje edhe në Serbi.

Sipas tij, nëpër mediat serbe vlerësohet se situata me barrikadat mund të vazhdojë edhe pas vitit të ri.

“Po protesta është përcjellë drejtpërdrejt nga shumica e mediave në Serbi dhe është cituar kryesisht fjalimi i kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka bërë thirrje për unitet të serbëve në Kosovë në jug dhe veri, por po ashtu ka bërë thirrje që ata të qëndrojnë dhe të kenë mbështetje edhe nga Serbia”.

Sipas Seferit, ajo që është përcjellë tjetër ka qenë falënderimi ndaj presidentit Vuçiq që Rakiq e ka bërë duke thënë se qëndrueshmëria dhe mbështetja e Vuçiq e bëjnë popullin që të jetë unik.

“Kjo protestë është parë si një përshkallëzim i kërkesave të serbëve atje dhe mospërmbushjes së tyre për lirimin e të arrestuarve dhe largimin e Policisë së Kosovës nga veriu”.

“Sipas këndvështrimit të Serbisë, situata me barrikada do të zgjasë edhe shumë për arsye se bashkësia ndërkombëtare kohëve të fundit nuk ka bërë ndonjë deklarim për mundësinë e daljes nga kriza rreth barrikadave në veri. Pra duket që nuk do të ketë shumë lëvizje as nga ana e Serbisë sa i përket kësaj gjëje. Vlerësohet që barrikadat mund të zgjasin edhe pas vitit të ri”.

Related Articles