Politikani i njohur Dardan Sejdiu, së fundmi ka reaguar rreth “goditjeve” ndaj Qeverisë Kurti, pasi që ditën e sotme u arrit marrëveshja për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan GazetaEnigma.
Ai përmes një postimi në Facebook, u shpreh se ata që po e godasin Qeverinë sot, janë po ata persona të cilët janë kundër normalizimit të mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ata që sot godasin Qeverinë për shkak të marrëveshjes për inkasimin e faturave të rrymës në veri, janë kundër normalizimit të raporteve në mes KS dhe SRB !”, ka thënë Sejdiu. / GazetaEngima.