Analisti Dardan Sejdiu ka uruar që opozita të mos krijojë qeveri sikur në të kaluarën, raporton Gazeta “Enigma”.
“Dy gjëra janë shumë me rëndësi. E para, është një punë e jashtëzakonshme e opozitës, sepse, ndonëse rezultatet nuk janë shumë të mëdha për ta, gjithsesi është një rikuperim i mirë i bazës së tyre. Pra, ata kanë mbërri, kanë arritë me e kthy bazën që e kanë humbë në këtë rast po flas për LDK-në, por në të njëjtën kohë edhe për PDK-në, pra që të dyja janë mbi 20 për qind – me sa po e shoh unë prej EXIT Poll-it”, ka thënë Sejdiu në edicionin zgjedhor të Klan Kosovës.
“Ajo që është me rëndësi gjithashtu është që në Kosovë nuk ka zgjedhje në të cilat qytetarët e Republikës së Kosovës nuk reflektojnë mbi qeverisjen dhe mënyrën se si është qeverisë dhe për këtë, sinqerisht duhet me i përgëzu qytetarët”.
“Për mua lajmi më i keq do të ishte nëse kemi qeveri të opozitës – ishalla nuk iu shkon mendja me bo në të kalumen me ministra e zëvendëministra dhe zgjedhjet vijnë shpejt e në Kosovë të dënojnë”.