Opinionisti Dardan Sejdiu u është drejtuar qytetarëve, duke u thënë se kushdo që ua përmend Serbinë, siç tha ai “i mban në fukarallëk”.
Ai u shpreh se kjo është mënyra e vetme për t’i ikur përgjegjësisë për ta zhvilluar Kosovën
“Kjo Kosovë nuk ka betejë me Serbinë, secili qytetarë i kësaj Republike duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, kushdo qytetarë të nderuar që ua përmend Serbinë, po u mbanë në fukarallëk edhe kemi me mbet në fukarallëk, s’ka zhvillim me atë llaf.
“Kjo është mënyra e vetme për t’i ikur përgjegjësisë për ta zhvilluar Kosovën, nuk ka mënyrë tjetër”, u shpreh Sejdiu.