Ish-deputeti, Dardan Sejdiu, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka nxjerr disa informata lidhur me Miami Dade County – Bashki kjo në shtetin e Floridas të SHBA-së.
Sipas Sejdiut, familjet në Kosovë do të paguajnë rrymën më shtrenjtë se në Amerikë.
Përmes këtij shkrimi, Sejdiu ka ironizuar me qeverinë e Kosovës. Kjo për shkak se qeverisa së fundmi ka miratuar propozimin e ZRRE-së për rritjen e çmimeve të rrymës, e gjithashtu ka miratuar masa të reja kufizuese kundër COVID-19.
Sejdiu ka njoftuar se në këtë bbashki të Floridas, çmimi i rrymës për kWh kushton 11.8 cent.
Gjithashtu, kjo bashki nuk ka asnjë pikë restriktive nga qershori i 2021. Tutje, Sejdiu tha se kjo bashki ka 82% të popullatës të vaksinuar.
“Dhe ne Miami Dade County shoke dhe shoqe fatura mujore e rrymes per nje familje 4 antareshe me shpenzime prej 1500 këh me 1 Shkurt do te jete €165, kundrejt familjeve tona qe do te pagujme nga €189 (me subvencione nga Qeveria)”, përfundoi Sejdiu./Gazeta Enigma/
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Sejdiut: