Sejdiu nuk përmbahet nga lotët duke treguar se si Ivanoviqi ia mori familjarët për t’ia vrarë

Sejdiu nuk përmbahet nga lotët duke treguar se si Ivanoviqi ia mori familjarët për t’ia vrarë

Dëshmitari dhe familjari i viktimave të masakrës në Rrugën e Kovaqëve në Mitrovicë, Tefik Sejdiu nuk i është përmbajtur lotëve derisa ka treguar se si Oliver Ivanoviqi ia mori familjarët për t’ia vrarë.

Sejdiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se së pari Ivanoviq e ka kërkuar djalin e axhës së tij, e pastaj axhën e tij. Por, Sejdiu nuk arriti të tregojë shumë pasi nuk mundi të iu përmbahet lotëve.

“Ne kemi shit para ndertesës cigare në tezgë, ai u ardh ka marrë cigare. Po e kemi parë. Ai e ka pas kapuqin njëherë kështu, masi që tregoi edhe Flora, e ka qit tani maskën komplet në ftyrë.

I kam parë duke i marrë familjarët e mij. Së pari e ka thirr djalin e agjës me gisht, ai u shku, e ka shtre për toke, mas 1 minuti, e ka thirr axhën, kontakt të automatit”.

Related Articles