Sejdiu: Organizimi i komunitetit serb në një parti është krejt normal

Sejdiu: Organizimi i komunitetit serb në një parti është krejt normal

Opinionisti Dardan Sejdiu ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur veçanërisht te reagimi i VV-së ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe për nënkryetarin e Kuvendit.

Sejdiu tha se organizimi i Listës Serbe është normale dhe kjo duhet të kuptohet, sepse në të kundërtën, sipas tij, krijohet ideja se Kosova është akoma në luftë me shtetin serb.

“Organizimi i komunitetit serb në një parti është krejt normal. Organizimin politik kanë me pasë të fort, koherent dhe të lidhur em Beograd. Nëse nuk e kuptojmë këtë realitet, e kemi një problem tjetër, mendojmë që jena në konflikt me ta, në luftë, hala nuk besojna që jena shtet i pavarur e sovran. Rrjedhimisht, gjithçka e organizume te komuniteti serb, ndërtohet ideja që po ballafaqohemi me kërcënim të madh.”

Madje, sipas tij, si VV-ja duke se po mban qëndrim edhe opozita, meqë s’po deklarohen.

“Në kuadër të kësaj përralle, rrin edhe opozita. Nuk e dimë a besojnë njëjtë si VV-ja. Nuk po thojnë kurrgjë hic.”

Related Articles