Sejdiu për fushatën e VV-së: S’ka me mbetë kush pa u shpallë tradhtar e spiun

Sejdiu për fushatën e VV-së: S’ka me mbetë kush pa u shpallë tradhtar e spiun

Analisti politik, Dardan Sejdiu, në një deklaratë për media ka paralajmëruar qytetarët në lidhje me fushatën e Vetëvendosjes, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai u shpreh se do të jetë një fushatë, ku siç tha, s’ka me mbetë kush pa u shpallë tradhtar e spiun.

“Po besoj që Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë një angazhim të jashtëzakonshëm. E angazhimi i Lëvizjes Vetëvendosje normalisht kur është i jashtëzakonshëm është edhe goxha linçues”, tha Sejdiu në “Rubikon”.

“Kështuqë po i paralajmëroi qytetarët me aq sa na dëgjojnë që keni me pa një fushatë ku nuk ka me mbetë kush pa u shpallë tradhtar e spiun”, tha tutje Sejdiu.

Related Articles