Analisti Dardan Sejdiu në një deklaratë televizive ka thënë se zvarritja e themelimit të institucioneve qendrore vjen si pasojë e kalkulimeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, raporton Gazeta “Enigma”.
“Janë kalkulime elektorale. Kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale që janë në tetor. Është jashtëzakonisht e ulët në situatën në të cilën është vendi, dhe në atë që bota është duke kaluar, që të bëhen kalkulime për zgjedhjet lokale me themelimin e institucioneve qendrore”, tha Sejdiu në “Rubikon”.
“Nuk ulemi me folë për qeveri qendrore, kryeministri…kryeministrin s’di a e keni pa me ndonjë intervistë prejse janë krye zgjedhjet? As deklaratë. Personi që i ka marrë 400 mijë vota, nuk del një fjalë me e thanë. Me thanë: Kështu ka me u dokë katërvjeçari i ardhshëm”, tha ai. /Gazeta Enigma/