Opinionisti Dardan Sejdiu në një deklaratë për media ka komentuar zhvillimin e fundit politik, ku ka thënë se kanë mbetur vetëm tri opsione për t’i zgjidhur ngërçi politik, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas tij opsionet për ta zgjidhur ngërçin politik në të cilin jemi aktualisht janë, propozimi i LDK-së, koalicioni LVV-PDK ose zgjedhjet.
“Besoj që letra e LDK-së i shpërfaq arsyet pse e refuzon një bashkëpunim të drejtpërdrejt me LVV. I liston arsyet politike dhe mosbesimin e thellë që e ka me LVV. Është i saktë konstatimi që kemi polarizim të thellë shoqëror, pas kësaj letre nuk vjen një reflekt një ditësh i subjektit por një sulm i jashtëzakonshëm prej të madh e të vogël qysh i ke thanë jo”, tha Sejdiu në “Rubikon”.
“Nëse përpara janë kanë katër, sot janë tri: Kjo që e propozon LDK, alternativa e dytë PDK- VV dhe zgjedhjet, por s’ka rrugë të katërt që ka qenë LDK- VV”, vijoi tutje ai. /Gazeta Enigma/