Analisti Dardan Sejdiu ka folur në lidhje me shujtat për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai në “Rubikon” është shprehur se Ministria e Mbrojtjes duhet të merret me politika të cilat e avancojnë ushtrinë dhe u shpreh se ushtria “nuk na duhet në magje”.
“Ushtria, Ministria e Mbrojtjes nuk duhet të merret me çështje të tilla, duhet të merret me politika të cilat e avancojnë ushtrinë e kësaj Republikë. Ushtria nuk na duhet në magje, nuk ka duhet në kuzhinë”, është shprehur ai./Gazeta Enigma/