Fatmir Sejdiu, pasardhës i Ibrahim Rugovës në postin e të parit të shtetit ka folur në akademinë përkujtimore që u organizua në 20-vjetorin e vdekjes.
Ai ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit të Kosovës,
“Platforma politike e Rugovës ishte unike në Kosovë e më gjerë”, tha mes tjerash ai.
Akademia Përkujtimore në 20 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova është mbajtur nën organizimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
