Sejdiu, rritja e konkurrencës në BKT Superligë, pozitive për ngritjen e cilësisë së futbollit

Sejdiu, rritja e konkurrencës në BKT Superligë, pozitive për ngritjen e cilësisë së futbollit

Edicioni vjeshtor i Superligës së Kosovës në Futboll, ka nxjerrë në pah një garë tejet konkurruese mes ekipeve, ndërsa ka dëshmuar forcën reale të të gjitha skuadrave, si atyre të pjesës së epërme, ashtu edhe skuadrave të pjesës së poshtme në tabelë, tha për Gazeta Enigma, trajneri Gani Sejdiu.

Instalimi i sistemit VAR dhe konkurenca ndërmjet skuadrave në këtë pjesë të parë të kampionatit po cilësohet si diçka tejet pozitive.

Befasia e këtij edicioni vlerësohet pamundësia e realizimit të objektivave nga disa ekipeve, ndërsa fundi i sezonit vjeshtor, cilësohet të ketë nxjerrë në pah forcën reale të skuadrave që luftojnë për pjesën e epërme si dhe atyre që do të luftojnë në pranverë për ekzistencë në Superligë.

Gani Sejdiu, trajner

Sipas trajnerit Gani Sejdiu, gara ka qenë e fortë dhe rivalizuese, ndërsa disa rezultatet të fazës së parë kanë qenë “befasuese”. Sipas tij u qartësuan në fazën e dytë, gjegjësisht në fund të stinorit, pasi ekipet u pozicionuan nëpër pozitat ku realisht përkasin.  

Asnjëra nga ekipet nuk e kishte kontinuitetin e duhur me rezultate, ndoshta për shkak të barazpeshës së cilësisë mes vete, për ç’gjë edhe përfundimi i gjysmës së edicionit është shumë i ngushtë sa i përket dallimit në pikë, si në garë për titull, ashtu edhe në garë për mbijetesë, ndërsa pasqyra e gjendjes në tabelë është reale, bazuar në cilësitë e tyre. Ekipi që nuk i ka përmbushur pritshmëritë, për mua ka qenë FC Prishtina, e cila, edhe pse ka akoma gjasa për titull, mendoj se ka mbetur shumë prapa konkurrentëve të saj”, tha ai për Gazeta Enigma.

Sipas Sejdiut, fakti që secila skuadër ka dëshmuar se mund të fitoj ndaj secilit rival, ka qenë tejet pozitive për futbollin tonë, pasi ky fakt është tregues i qartë për një shpërdarje të cilësisë nëpër skuadra këtë kampionat, që e bënë garën më të paparashikueshme dhe me plotë befasi. Ndërsa shqetësuese ka thënë se mbetet infrastruktura, e në anën tjetër instalimi i VAR-it sipas tij është konstatuar të ketë qenë ndihmesë e rëndësishme për mbarëvajtje të garave.

“Ajo që për mua është shqetësuese, dhe e cila e penalizon këtë nivel është infrastruktura së cilës duhet t’i kushtohet shumë më shumë rëndësi, pasi terrenet ku zhvillohen ndeshjet kampionale janë në gjendje alarmante, përveç stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës”, shtoi Sejdiu.

Related Articles