Sekretari amerikan: BE-së do t’i duhet të vijë në tryezën e bisedimeve

Sekretari amerikan: BE-së do t’i duhet të vijë në tryezën e bisedimeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Bashkimit Evropian do t’i duhet të vijë në tryezën e bisedimeve për fundin e luftës në Ukrainë.

I pyetur në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë, Rubio u ka thënë gazetarëve se sanksionet janë për shkak të konfliktit në Ukrainë, duke shtuar se “koncesionet” duhet të bëhen nga “të gjitha palët” për t’i dhënë fund “çdo konflikti”.

Rubio ka thënë se “palët e tjera kanë sanksione”, duke shtuar se BE-ja “do të duhet të jetë në tavolinë në një moment, sepse ajo ka sanksione që janë vendosur”.

“Qëllimi është t’i jepet fund këtij konflikti në një mënyrë që të jetë e drejtë, e qëndrueshme, dhe e pranueshme për të gjitha palët e përfshira”, ka thënë ai.

Shumë vende perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

LEXO EDHE:

Related Articles