Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, merr pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes që po zhvillohet në Bruksel, Belgjikë.
Gjatë këtij takimi, ai diskutoi për rëndësinë e Koalicionit Global për mposhtjen e ISIS-it, njofton Gazeta Enigma.
Në fjalimin e tij, Austin theksoi se ka kaluar më shumë se një dekadë që nga mobilizimi i një mori shtetesh në këtë koalicion, i cili tani përfshin mbi 60 vende me 87 anëtarë.
Ai theksoi se kërcënimi nga ISIS dhe grupet e tjera terroriste vazhdon të jetë një nga prioritetet strategjike të koalicionit.
“Ne po përballemi me një sërë sfidash, përfshirë ngacmimin nga Kina dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë kërcënimin që ISIS ende paraqet. Ky takim i ministrave tregon angazhimin tonë të përbashkët dhe vigjilencën në këtë luftë,” tha Austin.
Ai gjithashtu nënvizoi se Koalicioni Global ka kapacitetet dhe burimet për të përballuar ISIS-in kudo që të shfaqet./GazetaEnigma/