Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Izraeli ende nuk i ka thënë ShBA-së datën e operacionit që është shpallur se do të zhvillohet në Rafah.
Ai është shprehur se presidenti amerikan ka qenë shumë i qartë për shqetësimet në lidhje me civilët në Rafah, shkruan CNN.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë në lidhje me shqetësimet tona, shqetësime e thella në lidhje me aftësinë e Izraelit për t’i larguar civilët nga rreziku”, ka thënë Blinken.
Blinken tutje tha se SHBA-ja po bisedon me Izraelin për ndonjë alternative në lidhje me zgjidhjet e problemit në Rafah, e që sipas tij duhet bërë në atë mënyrë që nuk rrezikon të pafajshmit.