Sekretari Bessent thotë se Trumpit duhet t’i merren seriozisht fjalët për Grenlandën

Sekretari Bessent thotë se Trumpit duhet t’i merren seriozisht fjalët për Grenlandën

Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, ka folur para gazetarëve në Davos, ku pritet të fillojë Forumi Ekonomik Botëror.

Duke mbajtur një shall me flamurin amerikan, ai tha se fokusi i Shteteve të Bashkuara është që të dërgohet një porosi e qartë se “Amerikan e para nuk do të thotë Amerika e vetme” dhe se “presidenti Trump do të flasë për këtë, se si duket në botë lidershipi amerikan”, raporton gazeta “The Guardian”.

Zyrtari i lartë amerikan thotë se fokusi do të jetë “shtytja për rritje dhe heqje të rregullave [kufizimeve]”, duke iu referuar zhvillimit ekonomik.

Sa i përket Grenlandës, ai tha se nuk është i njoftuar me zhvillimet e fundit, pasi ka qenë duke udhëtuar, por “ka shumë telefonata” në ardhje dhe “secili duhet t’i marrë seriozisht fjalët e presidentit”.

Bessent tha se nuk di asgjë për letrën që Trumpi ia ka dërguar kryeministrit norvegjez, por thotë se është “gënjeshtër absolute” që të sugjerohet se presidenti amerikan po vendos për të ardhmen e Grenlandës “për shkak të Çmimit Nobel”.

“Presidenti po e shikon Grenlandën si një aset strategjik për Shtetet e Bashkuara. Ne nuk do t’ia transferojmë askujt tjetër sigurinë tonë të hemisferës” – deklaroi sekretari Ii Thesarit.

Kur u pyet rreth ndonjë hakmarrjeje të mundshme tregtare nga partnerët evropianë, në rast se Trumpi vendos që ta marrë nën kontroll Grenlandën, Bessent tha se një gjë e tillë do të ishte “shumë e pamençur”.

Related Articles