Sekretari britanik i Shëndetësisë alarmon: Gjashtë persona të vaksinuar janë prekur nga varianti indian i Covid-19

Sekretari britanik i Shëndetësisë alarmon: Gjashtë persona të vaksinuar janë prekur nga varianti indian i Covid-19

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock në Britani ka ngritur alarmin duke thënë se persona që janë vaksinuar kundër Covid janë shtruar në spital pasi janë prekur nga varianti indian.

Ai është shprehur se një person kishte marrë të dy dozat e vakinës, por edhe pse i vaksinuar është infektuar dhe ndodhet i shtruar në spital.

Ndër të tjera ai për BBC tha se edhe 5 persona që kishin marrë një dozë të vaksinës janë infektuar dhe ndodhen në spital, duke ngritur kshtu shqetësimin se mos ndoshta varianti indian e “mund” vaksinën.

“Janë pesë persona që kanë përfunduar në spital që kanë marrë një dozë të vaksinës kudnër Covid. Ka edhe një person që ka marrë dy doza dhe është infektuar, një person me imunidtet të dobët,” tha ai në intervistën e tij.

Related Articles