Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve i kërkon Sadriut që t’i ndalë sulmet konstante ndaj gazetarëve

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve i kërkon Sadriut që t’i ndalë sulmet konstante ndaj gazetarëve

Ricardo Gutierrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve ka reaguar ndaj Prindon Sadriut pas gjuhës që ky i fundit ka përdorur kundër gazetarëve të Kosovës e të cilët i ka quajtur si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Kjo gjuhë e Sadriut kundër gazetarëve dhe mediave vendore ka ardhur pas raportimeve për shpenzimet që presidentja Vjosa Osmani kishte bërë për udhëtime gjatë kohë sa kishte qenë deputete e Kuvendit të Kosovës, konkretisht vitet 2012, 2013 dhe 2014.

Gutierrez në reagimin e tij ka thënë se EFJ i bën thirrje Sadriut që t’i ndalë sulmet e vazhdueshme kundër gazetarëve, derisa në “tweet”-in e tij ka shkruar edhe një hashtag “Trumpism”, duke lënë të kuptohet se sjellja e Sadriut ndaj mediave ngjason me atë që ish-presidenti amerikan kishte sa ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Trump sa kishte qëndruar në krye të Shtëpisë së Bardhë nuk kishte ngurruar që t’i sulmonte mediat amerikane, duke i cilësuar si “Fake News”, madje nuk pranonte të merrte pyetje nga gazetar të caktuar në konferenca.

Related Articles