Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Rutte u prit nga ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili tha se vizita e Ruttes është dëshmi e qartë e rolit të shtuar të Shqipërisë në NATO.
“Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, është një dëshmi e qartë e rolit të shtuar të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe e angazhimit tonë për paqe, siguri dhe bashkëpunim euroatlantik”, shkroi Vengu.
Samiti i komunitetit Politik Evropian do të mbahet nesër në Tiranë, ku Kosova do të përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila do të mbërrij sonte në kryeqytetin shqiptar.