Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka thënë se NATO duhet të fokusohet në injorimin e kërcënimeve të Vladimir Putinit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë.
Ajo ka thënë se e kanë dëgjuar këtë retorikë nga presidenti rus edhe në të kaluarën.
“Kjo është retorikë. Duhet ta injorojmë këtë retorikë dhe në vend të kësaj të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën më armët që i duhen për ta fituar këtë luftë”.
“Sot, ne kemi njoftuar një miliard paund shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën për t’i ndihmuar ata të largojnë Rusinë nga territori i tyre, dhe ne duhet të fokusohemi në vazhdimin… mbajtjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke injoruar realisht retorikën nga Vladimir Putin. Ajo që ka rëndësi është se çfarë ndodh në terren”, ka deklaruar Truss.