Sektori publik pa rroga, Çitaku me kritika ndaj Kurtit për mosekzekutimin e pagave

Sektori publik pa rroga, Çitaku me kritika ndaj Kurtit për mosekzekutimin e pagave

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj sektorit publik, raporton Gazeta “Enigma”.

Çitaku tutje ka deklaruar se kjo tregon mungesën e ndjeshmërisë së Qeverisë, si dhe të profesionalizmit.

“Ne duhet të kujtojmë që sot qindra mijëra shërbyes publikë, policë, mjek, mësues, ushtarë nuk i kanë marrë pagat e tyre. Kjo shpërfaq në mënyrë shumë brutale shkallën e lartë të papërgjegjësinë, mungesën totale të llogaridhënies brenda Qeverisë, mungesën e profesionalizmit dhe ndoshta çka është më tragjikja shpërfaq një shkalla të lartë të mungesës së empatisë, ndjeshmërisë”, ka thënë Çitaku në T7.

Ajo ka thënë se sonte shumë qytetarë janë në ankth për pasigurinë e tyre financiare.

Çitaku kritikoi Kurtin edhe për deklaratat e tij kundër mediave dhe ish-qeverive, dhënë në një organizim të internacionales socialiste në SHBA. “Kryeministri duhet ta di që në New York na përfaqëson të gjithëve”, tha ajo.

Kujtojmë se pagat për sektorin privat parashihet të dalin në ditën e fundit të muajit. /Gazeta Enigma/

Related Articles