Sekuestrimi i anijes venezueliane nga ShBA-ja, vjen reagimi i Rusisë

Sekuestrimi i anijes venezueliane nga ShBA-ja, vjen reagimi i Rusisë

“Asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve” të juridiksioneve të tjera, thotë Rusia pas sekuestrimit nga SHBA-ja të një cisterne nafte të lidhur me Venezuelën, por nën flamurin rus.

Në reagimin ndaj sekuestrimit të Bella 1/Marinera, Ministria ruse e Transportit ka akuzuar SHBA-në për shkelje të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982, duke deklaruar se “asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara në mënyrë të rregullt në juridiksionet e shteteve të tjera”.

Sipas deklaratës, cisterna kishte marrë një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus më 24 dhjetor.

Related Articles