Sekuestrohen 5 kg marihuanë në Gjakovë, arrestohen dy persona

Sekuestrohen 5 kg marihuanë në Gjakovë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar sonte disa kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar për shitblerje të drogës. Të dyshuarit janë kapur në rrugën Ponoshec – Gjakovë.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë, e ndarë në disa paketime. 

Policia ka njoftuar se dy të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë, teksa janë publikuar edhe pamje të drogës së sekuestruar.

Related Articles