Sekuestrohen 600 kg kanabis, po shkëmbehej në mes të detit midis Shqipërisë dhe Italisë

Sekuestrohen 600 kg kanabis, po shkëmbehej në mes të detit midis Shqipërisë dhe Italisë

Trafikantët e lëndëve narkotike duket se janë gjatë gjithë kohës në kërkim të rrugëve alternative dhe mënyrave të ndryshme të kalimit të drogës.

Kjo gjë konfirmohet dhe në operacionin e fundit të organizuar nga policia e Vlorës dhe Guardia di Finanza.

Të dhënat e fundit bëjnë me dije se 600 kg lëndë narkotike janë sekuestruar gjatë këtij operacioni që po shkëmbehej mes trafikantëve në det të hapur.

Gjatë operacionit u arrestuan 3 persona dhe sekuestruan 3 skafe, të cilët drogën që transportonin po e ngarkonin në një velierë.

Mendohet që ky veprim i trafikantëve të jetë bërë në limitet e kalimit të hapësirës ujore mes dy vendeve, për të mos krijuar dyshime te radarët.

Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /A2 CNN/

Related Articles