Sekuestrohen 79 telefona në një mobilshop, vlera e tyre mbi 64 mijë euro

Sekuestrohen 79 telefona në një mobilshop, vlera e tyre mbi 64 mijë euro

Dogana e Kosovës ka sekuestruar telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro.

Në njoftim, Dogana tha se ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë,  ku pas verifikimeve dhe kontrollit, në një bodrum është gjetur një kasafortë  brenda së cilës janë zbuluar 79 telefona mobilë.

“Gjatë kontrollit, në një aneks shtesë (bodrum) është gjetur një kasafortë, brenda së cilës janë zbuluar: 49 copë iPhone 16 Pro Max; 1 copë iPhone 16 Pro; 12 copë iPhone 15 Pro; 9 copë Samsung A36 5G; 6 copë Samsung A56; 2 copë Samsung A26”.

“Të gjithë këta telefona janë gjetur pa dokumentacion përcjellës për prejardhjen e tyre dhe dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme në treg e këtyre pajisjeve është rreth 64,340.00 euro”, thuhet në njoftim.

Dogana më pas ka sekuestruar mallin dhe ka iniciuar procedurat hetimore për kundërvjatje apo vepër penale, varësisht nga të gjeturat e mëtejme.

Related Articles