Disa makineri janë sekuestruar nga policia, pasi të njëjtat po përdoreshin për të nxjerrur rërë nga shtrati i lumit të Drinit të Bardhë, raporton Gazeta Enigma.
“Pas pranimit të informatave se si pasojë e nxjerrjes së rërës është duke u dëmtuar shtrati i lumit Drini i Bardhë, makineritë janë sekuestruar deri në një vendim tjetër”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rahovec 18.07.2022 – 09:00. ”Pas pranimit të informatave se si pasojë e nxjerrjes së rërës është duke u dëmtuar shtrati i lumit Drini i Bardhë, informatës i janë përgjigjur njësitë policore dhe inspektorët kompetent. Në koordinim me prokurorin kompetent, makineritë janë sekuestruar deri në një vendim tjetër. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/