Sekuestrohen mbi 45 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Sekuestrohen mbi 45 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Policia kufitare greke ka sekuestruar mbi 45 kilogram kanabis në kufirin greko-shqiptar.

Për pasojë kanë rënë në pranga 2 të rinj.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram kanabis. Nga policia janë sekuestruar dhe 4 celularë me 4 karta SIM si dhe 930 euro. Dy shtetas shqiptarë 22 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga policia greke.


Related Articles