Policia malzeze ka sekuestruar rreth 95 kilogramë marihuanë në rajonin e Tuzit, ndërsa është arrestuar një 20-vjeçar me inicialet M.U., raporton Gazeta “Enigma”.
Ky operacion ka nisur dhe ka përfunduar nga Policia Kufitare e Podgoricës, sipas raportimit të A2CNN.
Policia ka kontrolluar automjetin që drejtohej nga 20-vjeçari, ku edhe ka gjetur në bagazhin e tij katër pako të mëdha me marihuanë, me peshë totale rreth 95 kilogramë.
Autoritetet malazeze kanë dyshime se lënda narkotike ka hyrë nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, ndaj po ndërmerren masa dhe veprime të mëtejshme hetimore për zbulimin e identitetit dhe arrestimin e një personi që dyshohet se ka transferuar drogën nga territori i Shqipërisë, para se t’i dorëzohej të arrestuarit nga Tuzi.
Ndërsa i arrestuari është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike. /Gazeta Enigma/