Mbi 100 kilogramë kokainë dyshohet se janë kapur në nje kontejner me banane në periferi të Tiranës.
Kontejneri i përket një kompanie frutash në Tiranë, ndërsa mësohet se droga kishte ardhur nga Ekuadori përmes portit të Durrësit.
Operacioni i policisë, në bashkëpunim me Antidrogën e Tiranës u zhvillua pasditen e së enjtes.
Fillimisht policia e ka gjurmuar kontejnerin për të parë destinacionin dhe më pas ka ndërhyrë.
Mësohet se magazina ku do të shkonte kontejneri me banane ndodhet në zonën e Vaqarrit, në Tiranë.
Euronews Albania mëson se për shkak të kërkimit të disa personave, më shumë detaje lidhur me operacionin do të jepen mëngjesin e së premtes./Gazeta Enigma/