Një veturë me vlerë rreth 250,000 euro është sekuestruar në Shqipëri, pasi dyshohet se është vjedhur në Gjermani.
I dyshuari është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
34-vjeçari dyshohet se ka trafikuar automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.
“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit ‘Stolen line’, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip ‘Mercedes-Benz AMG G63’, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani”, thuhet në njoftim.
