Selakoviç në takim me ambasadorin e Azerbajxhanit në Serbi, falenderon për mos-njohjen e Kosovës

Selakoviç në takim me ambasadorin e Azerbajxhanit në Serbi, falenderon për mos-njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviç, ka takuar ambasadorin e Azerbajxhanit në Serbi, Kamil Hasyiev, me ç’rast e ka falënderuar për “qëndrimin e paekuivok dhe të fortë ndaj Kosovës”, si dhe “mbështetetjen e pozicionit të Serbisë brenda organizatave ndërkombëtare”.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Jashtme serbe, Selakoviç ka thënë se Serbia e peshon si tejet të rëndësishme “miqësinë dhe partneritetin me Azerbaixhanin, veçanërisht duke pasur parasysh që ajo bazohet në kuptim të ndërsjellë për parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Azerbajxhani nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe kishte ngritur zërin kundër, të cilën qysh më vitin 2008 kishte thënë se është “veprim ilegal dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Madje, Azerbajxhani kishte tërhequr edhe trupat paqeruajtës në kuadër të KFOR-it nga Kosova.

Azerbajxhani njihet për pozicionin e saj karshi Kosovës për arsye të kontestit territorial me Armeninë rreth zonës së Nagorno-Karabakh. /Gazeta Enigma/.

Related Articles